10 vjet nga dita kur Gjeneralmajor Shaban Shala kaloi në amshim

10:51 / 05 January 2022

Më 5 janar u bënë 10 vite nga dita kur Gjeneralmajor Shaban Shala kaloi në amshim.

Ai njihej për punën e pa ndalur në shërbim të atdheut por edhe në forcimin e konsolidimin e TMK-së në një ushtri të fortë e të gatshme për ta mbrojtur mëmëdhenë.

Gjeneral-Major Shaban Shala lindi në Gjergjicë të Drenasit më 1 dhjetor 1958 dhe ndërroi jetë në Prishtinë me 5 janar 2012, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, ish-i burgosur politik, ish-bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, pjesëtar dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandant në transformimin i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Ai mban titullin “Hero i Kosovës”.