Sot mbushen 22 vjet nga Beteja e Llapashticës, betejë në të cilën ranë heroikisht 10 dëshmorë të Llapit.
Ishte 24 dhjetori i vitit 1998, kur filluan betejat e pareshtura në Zonën Operative të Llapit, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj radhazi.
Gjatë Betejës së Llapashticës, më 24 dhjetor 1998, nga radhët e UÇK-së ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët e kombit: Isa Havolli, Ismet Dërguti, Skender Zenjullahu, Miftar Zenjullahu, Lulzim Jashari, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati.
U qoftë e lehtë mbi varr lëndina!