Kanë kaluar plotë 22 vjet nga dita kur në altarin e lirisë së mëmëdheut në Dashinoc të Deçanit, u përjetësua Dëshmori i Kombit Sinan Haradin Morina, nga Rixheva e Klinës.
Sinan Haradin Morina – Daja, u rrit dhe edukua në frymën patriotike të trashëguar nga brezat pararendës të familjes që nuk e kursyen jetën për lirinë e mëmëdheut dhe të vegjëlisë së robëruar nga thundra okupatore.
Qysh i ri ai u burgos si pjesëmarrës aktiv në demonstratat studentore nga edhe u detyrua të emigroi. Por me të dëgjuar krismat e para të lirisë ai iu bashkua dhe u kthye aty ku përkiste, aty ku e kërkonte kombi ynë, në gjirin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Do të kalojnë vite e shekuj më radhë, por dita e 28 majit 1999, do të kujtohet si dita kur Sinan Morina, u bë një me tokën e mëmëdheut që aq shumë e deshi, sa e dha edhe jetën në mbrojtjen dhe çlirimin e saj.
E lehtë i qoftë mbi varr lëndina!