22 vjet nga rënia e 16 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”

08:38 / 24 May 2021

Sot janë bërë 22 vjet nga dita kur në altarin e lirisë, ranë për të mos vdekur kurrë 16 dëshmorët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”.

Ditën e 24 majit 1999, bjeshkët e Belegut do ta mbajnë në mend si ditën kur çdo thep i shtegut të saj u la me gjakun e  16 viganëve të lirisë. Do ta mbajë në mend përjetësisht si ditën kur 16 lisa të rrallë ranë përdhe, ashtu siç e do nderi i shqiptarit, me pushkën plotë e këngë lirie në gojë.

16 dëshmorët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj, bashkë me disa bashkëluftëtarë të tjerë që i mbijetuan pritës edhe pse me plagënë trup, ranë në pritë derisa po i dërgonin shokët e plagosur për shërim matanë kufirit.

Nami i 16 dëshmorëve trima, do të tregohet ndër breza si qëndresa e 16 shqipeve, përballë armikut gjakatar që atë ditë kishte zënë pritën dhe kishte vërshuar bjeshkën mizeri.

Dëshmorët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” të rënë më 24 maj 1999 në Bjeshkët e Belegut:

1. Liman Morina
2. Hajrush Demaj
3. Xhavit Islami
4. Naim Berisha
5. Valiant Ferizi
6. Përparim Shala
7. Metë Krasniqi
8. Përparim Ferizi
9. Hysen Mehmeti
10. Islam Krasniqi
11. Nazmi Gradini
12. Sali Ferizi
13. Nimon Musaj
14. Arton Mehmetaj
15. Fehmi Demiçi
16. Nuredin Gërvalla

U qoftë e lehtë mbi varr lëndina!