22 vjet nga rënia e Dëshmorit të Kombit Ahmet Alush Pantina

10:25 / 21 October 2020

Edhe pse i ri në moshë e kuptonte mirë peshën e mobilizimit rreth luftës për çlirim e liri! I brumosur me atdhedashuri nga i ati, Alushi, ai edhe pse i ri në moshë kishte kryer punë me rëndësi për Anëtarët e Ilegales së LPK-së. Aty zuri rrënjë bindja e tij, se pa luftë nuk vinte liria e mëmëdheut.

Ahmet Alush Pantina ra heroikisht më 25.09.1998 në vendin te Pishat e Llazicës, duke e ujitur me gjak tokën arbërore.

I qoftë e lehtë mbi varr lëndina!