Sot bëhen 22 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë që e bëri bashkë me shokët e vet.
Agim Ramadani (1963-1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963.
Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.
“M’u shtershin sytë nëse pushoj;
lirinë tënde me ëndërrue;
mallkue qoftë gjaku im,
nëse m’vrasin pa luftue”.
Këto janë vargjet e poezisë ‘Liria’, që Agim Ramadani pat shkruar në ditët e tij të fundit, para se të vdiste.
Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim.
Ndërkaq pseudonimi që barte ka këtë kuptim:
KATANA është shpatë sulmuese e samurajve të lashtë japonez.
KATANA është unike në botën e shpatave, armë perfekte.
KATANA veçohet me tri veti: fortesia, pathyeshmëria dhe mprehtësia.
KATANA ndjehej si art dhe si armë.
KATANA ishte nderi i luftëtarëve të lashtë.
KATANA edhe sot konsiderohet fshehtësi e pazbërthyer.
Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën.