Sot janë bërë 22 vjet nga dita kur pabesisht në një pritë të organizuar shërbimi sekret serb, ranë dëshmorë Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.
Rënia e tyre heroike pranë Qendrës së Studentëve në Prishtinë, u bë kushtrim lirie për mijëra luftëtarë që iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më pastaj.
Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi me aktivitetin e tyre në shërbim të kombit, tërbuan gjelatët e pushtetit shovinist serb të asaj kohe, i cili në frikë të përballej me ta, kishte organizuar shërbimin sekret të saj që ti eliminonte.
Edhe pse të sulmuar nga agjentë sekrete të shërbimit sekret serb, ata treguan heroizëm të pa shoq dhe nuk u ranë në dorë të gjallë, por flijuan gjënë më të shtrenjtë që kishin, jetën e tyre për lirinë e mëmëdheut.
Mungesa e tyre, na e përkujton se sa ë shtrenjtë ishte liria e vegjëlisë dhe se sa e rëndësishme është vazhdimësia në konsolidimin e lirisë së larë me gjakun e bijve dhe bijave më të mirë të kombit.
Dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, u qoftë e lehtë mbi varr lëndina!