Rrëqethëse: Kjo është familja kosovare që gjatë luftës serbët ia ranë 23 fëmijë brenda 2 ore

22:45 / 11 November 2022

Familja Muçolli në fshatin Poklek të Drenicës, gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga ushtria gjenocidale serbe humbën 23 fëmijë të familjes për vetëm 2 orë.

Këtë histori rrëqethëse e tregon N’Konak me Islam Morinën, publicisti dhe autori i librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”. Ky rast është përmendur e faktuar edhe në librin e tij.

E N’Konak ai shton se ka qenë shumë e vështirë për të që të shkruaj e të faktoj duke dëgjuar rrëfimet e familjarëve të mbijetuar për këtë rast tragjik, që nuk ka ndodhur në asnjë luftë tjetër në botë.

“Shkon në Poklekun e Drenicës heroike, nëPoklekun e vjetër 53-4 anëtarë për një ditë të vramë, dy grushta hi i kanë gjetë ata që i kanë mbijetu asaj lufte, ku kanë shku prej 54 anëtarëve, 23 fëmijë të familjes Mucolli.23 fëmijë nuk ka shembull në historinë botërore që në një familje janë vra brenda dy ore 23 fëmijë. Dhimbje pa kufi”, ka thënë ai.

Derisa ka përmendur po ashtu familjen Jashari dhe 13 fëmijët e vrarë në luftë nga 59 anëtarë të kësaj familje që u vranë mizorisht.

“Shumë e rëndë ka qenë për mua dhe vazhdon të jetë e rëndësepse mospërkrahja institucionaleedhe më shumë po ma rëndon gjendjen edhe emocionale edhe psikologjike edhe shpirtërore. Dhe imagjinojeni tash kur shkoni në familjen komandantit legjendar Adem Jashari, që secilën herë sa herë të përmendet emri i tij duhet mu lëkund nga vendi dhe I familjes legjendare Jashariprej 59 anëtarëve të vrarë i ki 13 fëmijë, jo dhimbje, por dhimbje se jo mahi, e pa rezistueshme. Se zogj bre me qenë janë shumë”, rrëfen nën emocione publicisti Nusret Pllana.

Për më shumë rrëfime të padëgjuara shikoni emisionin e plotë./Gazeta Infokus/