Trupi i babës
Trupin e babës së djegur mizorisht
Me një karrocë po e bartë fshatit
Se edhe i djegur ai është babë
Babë që dua ta mbajë në krah
Në krahët e mi ta bartë nuk munda
Zjarri nga dorë vrastare trupin djeg ia ka
Babën e djegur e ktheva edhe një herë në fshat
Ia bëra shëtitjen e fundit si i pata premtu
Ia hoqa mallin e Krushës për të fundit herë
Kur kthehesh bir a do me dal me mu rrugës?
O dojmë me dal te ara e gjatë e mrizit?
Bashkë me heqë mallin e Krushës e lirisë
Unë u ktheva, por baba nuk ecën dot
Nuk e përqafova dot nga hiri i trupit
Shetinë e bëmë bashkë rrugës së fshatit
Por heshtja, heshtja e varrit dyve kaplu na ka
Autor: Islam Morina (gusht 2021)