Mësuesit tim

20:10 / 13 August 2021

Mësuesit tim

Sot ti pashë lotët në sy
Ti nuk qave kurrë, por luftove
Pishtari im i vjetër e i ri
Njeri që kurrë s’u dorëzove

Nuk qave as atëherë mësuesi im
Kur zemra t’u bë grimë e copë
Me këmishën e trupit tënd qefin
Filizin e njomë kur e lëshove në tokë

Por sot ti qave me ngashërim
E ti, ti mbetesh gjithmonë i ri
I dashur, shembull e mësuesi im
Pishtar i dijes, edukator për liri

Frymëzim ti ishe për shumë trima
Ti që je vepër madh, e fjalë pak
Frymëzues me vragun plot me rima
I atyre që vatanin e lanë me gjak

Autor: Islam Morina (04 dhjetor 2020)