Të enjten rivarroset dëshmori Muhamet Musliu

16:55 / 14 August 2021

Pas 22 vjetësh, gjendet dhe indetifikohet trupi i dëshmorit Muhamet Musliu, ushtar i UÇK-së, i rënë me 27 mars 1999. Me ceremoni ushtarake, ai do të rivarroset në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, të enjten në orën 17:00.

Janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të dëshmorit Muhamet Musli Musliu nga Ozdrimi i Skenderajt, i vrarë dhe më pas i zhdukur me 27 mars 1999. Pas dy dekadash, trupi i dëshmorit Muhamet Musliu, është gjetur në fshatin e banuar dikur me serbë, në Polanë të Istogut.

Rivarrimi i dëshmorit Muhamet Musliu, do të bëhet me ceremoni të organizuar nga komuna e Skenderajt, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera relevante.

I qoftë e lehtë mbi varr lëndina!