Një palë rroba vatanit
Dola me e matë vatanin
Një palë rroba me ia pre
Me ia mlu lakuriqsinë
E gjeta veten t’u nga kufijsh
Nuk gjeta njësi që e matë
As pëlhurë që e mbulon
E gjeta veq një ngyrë që hije i ka
Ia gjeta pëlhurën që vet e ka ngjyrosë
E ashtu me pllambë e hapa e mata
Rrobat s’kish kush me ia qepë
E arrnova me gjylpanë t’thyeme
Po s’ka kush me ia veshë
Nji pal rroba ia bana vatanit
Me arrnat e leckave të vegjëlisë
Ia veshi rinia me zjarrin e saj
Rroba u thënçin, me arrnat e varfërisë
Autor: Islam Morina (korrik 2020)