Flakadan i lirisë
Ti që syrin kishe pishë
Zemrën zjarr për liri
Asnjëherë se ndale pushkën
Rreze drite për shqiptari
Ditë e natë me pushkë në dorë
Në acar, murlan , stuhi
Lulëkuqe mbi mal me borë
Shkëlzen djali që solle liri
Në agun e lirisë u ndeze dritë
I dhe çlirimit dhe një shkëndijë
Lis vigan mes lisash t’rrallë
Vegjelia të kujton ty
Pusho i qetë në truallin tënd
Aty ku shtatin rrite ti
Sot e mot je flakadan
Shqipëria të mbanë në gji
Autori: Islam Morina (16.04.2020)