Profecia e Hamzës
Na kemi me ba luftën, e ju keni me gëzu
Kurrë mos i harroni fjalët as plagët e mia
S’do të jemi atëherë, të gëzojmë bashkë me ju
Mbani mend mirë se në gjak rrënjët i ka liria
Na kem me ba dekën, që ju t’lirë me rrnu
Kur na vini te varri, aty në lëndinë pranë
Thoni lehtë u qoftë dheu, po jetojmë për ju
Vatanin mos lejoni, armiku ta shkletë me kamë
Autor: Islam Morina (maj 2021)