E imja simpati

11:43 / 18 August 2021

E imja simpati

Bie shi mbi flokun tënd
I jep botës gjallëri
Nuri yt më lë pa mend
Sy i bukur më je ti

Seç më vjen një afsh i rrallë
Të ta puthë syrin e zi
Sa shpresë kam edhe mall
Të të kem ty dashuri

Flokun supit kur e tund
Më bën të vuaj moj bukuri
Vuajtjes sime jepi fund
T’shkrihem e digjem si qiri

Ma jep buzën të ta puth
Sorkadhe e imja simpati
Le të digjem n’zjarr pa fund
Veç një herë të jem me ty

Autor: Islam Morina (maj, 2021)