Thyej akujt e shpirtit

21:19 / 20 August 2021

Thyej akujt e shpirtit

Thyej akullin e zemrës së tyre
Ta kuptojnë qëllimin e jetës
Akullin e shpirtit tyre, thyeje
Mirësia t’ia merr anën të keqës

Djali ta kuptoi se babai bëri ç’mundi
Se varfëri e skamje e kish rënduar
Derisa atij në mjerim i erdhi fundi
Jetimin e ngratë duke e ndihmuar

Thyej akullin e zemrës së tyre
Mos t’ia mbyllin portën mirësisë
Shpirtin e akullt, skëterr mënxyre
Ta shkrijnë në ushtarë të lumturisë

Zoti nuk është raki e para
Nuk është epsh a lakuriqësi
Pasuri nga ai e kemi shpirtin
I bardhë të jetë deri në përjetësi

Autor: Islam Morina (shtator 2020)