Monopatet e vatanit
Niseshin monopateve, marshonin bijtë e shqipes
Terri, vdekja, urata e nënës e hana i shoqëronin
Shtigjet e luftës për liri zanat e malit ua dëftonin
Durimin e qëndresën shkëmb etërit ua shtonin
Kalojnë zvarrë shtigjeve pak barot ta sjellin
Me gjak ujisin shkrepat, me hije masin diellin
Lugjeve ecin heshtur në krah mbajnë lirinë
Zemër e çlirimtarit rrah fort për vegjëlinë
Dhe kur binin majabjeshkave liri brohorisnin
Mëmëdhenë ta mbroni fjalë të fundit flisnin
Ku binin çlirimtarët mbinin lulëkuqet e lirisë
Ujitur me gjak ishin nga fëmijët e vegjëlisë
Gjak i tyre derdhur ushqente shkabën në flamur
Për lirinë e vatanit mjaftë s’u bëhej kurrë
Sot kudo gjenden monopateve të Shqipërisë
I bëjnë roje vatanit flakadanët e lirisë
Ne kur kalojmë tash aty ku ata ranë
Marsh monopatit, marshojmë për vatan
Faleminderit t’u themi o njerëz të mirë
Se me gjakun e tyre derdhur liria ka arrirë
Autor: Islam Morina (shtator 2021)