Edhe një tjetër pishtar lirie është shuar ditën e 14 shtatorit, duke iu bashkuar shokëve të tij të rënë në betejat për liri.
Musa Koaca, ka ndërruar jetë të martën, kurse familjarët bëjnë me dije se varrimi i tij do të bëhet këtë të mërkure në varrezat e Dëshmorëve në Kodrën e Polacit të Skenderajt.
“Veterani i UCK-së, Musa Koca, përveç kontributit të madh që dha gjatë luftës, dha kontribut edhe në paqe, si një njeri i urtë, atdhedashës dhe i respektuar nga të gjithë”, ka shkruar në Facebook kryetari i Skënderajt dhe i biri i Heroit Kombëtar Hamëz Jashari, Bekim Jashari.
I qoftë e lehtë mbi varr lëndina!