Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici, i takojnë brezit që për liri sakrifikuan gjithçka për lirinë që ne e gëzojmë sot.
Të frymëzuar thellë me idealin e shenjtë të lirisë, pushka e Tonit dhe Micit dridhi themelet e okupatorit gjenocidial që erdhën nga Karpatet për të sunduar e përulur popullin e lashtë të Ilirisë.
Si shqipe që mbronin folenë e tyre, Toni e Mici, lëshuan kthetrat e tyre mbi kriminelët vrasës që nuk dinin tjetër gjuhë përveç gjuhës së martinës.
Duke i ujitur me gjak themelet e lirisë së vatanit Toni e Mici, ngritën në kreshta e Kosovës Kështjellën e Lirisë së Vegjëlisë.
U qoftë e lehtë mbi varr lëndina!