Dashuritë e mëdha
Dashuritë e mëdha janë të tilla se kurrë nuk bashkohen
Ato ndahen, zemrat dhe shpirtrat bëhen copë, lëndohen
Dhe vite më pas lotë për to rrjedhin, puthjet kur kujtohen
Zemrat rrahin fort, kur sytë, buzët dhe duart ritakohen
Shpirti nuk harron atë që zemrës peng në jetë i mbeti
Një dashuri të sinqertë dikush e vrau e fiku dhe treti
Zemra e mban brenda, aty ku dashuritë e mëdha fillojnë
Nga shpirtëzitë pa zemër ato fiken dhe mbarojnë
Një lot, një premtim e shumë shpresë bashkë jetojnë
Dhe pse e dinë se bashkë kurrë s’do jenë, prap ëndërrojnë
Në ëndërr jetojnë dashurinë, puthjet, ëmbëlsinë e lumturinë
Kur nata bjen ata bashkë jetojnë, shijojnë puthjet, dashurinë
Nata i bën bashkë e dita me dritën e saj i ndanë pa mëshirë
Prandaj ata që dashuruan shumë duan të jetojnë në errësirë
Se është e vetmja mënyrë për të jetuar dashurinë e dëlirë
Veç vdekja i ndanë për t’i bashkuar në Eden si çift i lirë
Jeta i ndanë e vdekja i bashkon, me të dyja bashkë dashuri e tyre rron
Edhe kur qeshin lumturi nuk ndjejnë se zemër e tyre e mpirë jeton
Mos i gjykoni ata që jetojnë hutuar e shpesh me vete flasin e qeshin
Shpirtin e kanë diku tjetër, në ëndërr që bashkë i bën me tjetrin
Autor: Islam Morina (Tetor 2021)