Iniciativa e Batalionit të parë, Brigada 114 “Fehmi Lladrovci”, për blerjen e një banese për veteranin e UÇK-së Basri Sulejmani nga Bujanovci, mori përgjigjen që pritej nga të gjithë njerëzit vullnetmirë.
Qëllimi për sigurimin e një kulmi mbi kokë për veteranin e UÇK-së, është arritur.
Ky Batalion ka falënderuar të gjithë kontribuesit nga të gjitha trojet shqiptare dhe ata nga diaspora që pa hezitim kontribuan në arritjen e këtij qëllimi.
Të bashkangjitur e gjeni njoftimin e plotë nga Batalioni i parë, Brigada 114 “Fehmi Lladrovci”: