Përjetësia
Kur qefini t’na e mbulon trupin në këtë botë
E shpirti shikon nga lartë trupin e dergjur
Llogaria e madhe fillon para të madhit Zot
Fillon rruga e shpirtit, fillon përjetësia sot
Të mirat e të këqijat peshojnë mbi kandarë
Pendesa sa ishim gjallë, përcakton përjetësinë
Trupi e shpirti dalin para krijuesit të madh
Zynahi e hallalli në betejë për shpirt – njerinë
Autor: Islam Morina (nëntor 2021)