Ramadani i vegjëlisë
Të lindi nëna lis të rrallë, në atë Sojevë të Ilirisë
Lis i rrallë e shtat kreshniku, ti Ramadani i vegjëlisë
Sypatrembur maja bjeshkëve, me shikimin drejtë lirisë
Ejani pas meje thërrisje trimat, në istikamet e Dardanisë
Dhe kur nisje me hap trimi, bjeshkëve të Jezercit plak
Jeta në këmbim t’lirisë, ty Ramadan djali të dukej pak
Nuk u ndale as kur shokët, ranë e lanë tokën me gjak
Trim i rrallë i trojeve tona, i dhe flamurit ngjyrë e flakë
S’ka betejë që ti nuk ishe, u prije krushqëve të lirisë
Mbetesh shqipe mbi Jezerc, simbol i rrallë i trimërisë
Me zjarr e hekur i flisje hasmit, plumb në ballë tiranisë
Zjarr të nxirrte gjoksi i etur, për liri të shqiptarisë
Atë ditë maji qante qielli, për një shqipe që ra n’ altarë
Baba, nana dhe vatani, lum si ne thanë kë kishim djalë
Re n’ betejë me shumë trima, agu i lirisë pak pa ardhë
Mbetsh i ri hero mes trimash, Lum Sojeva që të pat djalë
Në Jezrc sa herë del shqipja, dhe merr hovin me fluturim
Shkon e ndalet në istikamin, ku re n’altar ti pa hezitim
Mëmëdheu me ty krenohet ky është heroi trimi im
S’ka jo zjarr që e rrëzon djalin, flakadanin e vendit tim
Sot n’liri frymon lirshëm, ajo Sojeva e Arbërisë
Lavdi paq Ramadan Rexhepi, kryetrimi i vegjëlisë
Mbetsh i ri për jetë të jetëve, lis i rrallë i Shqipërisë
Udhërrëfyes i brezit të ri, ti yll i ndritshëm i lirisë
Autor: Islam Morina (nëntor 2021)