Ish kryetari i Skenderajt, i biri i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, ka përshëndetur vendimin e qeverisë për themelimin e Fondit të Sigurisë që do të shërbejë për forcimin e FSK-së.
Ai ka thanë se sapo të krijohen mundësitë, mezi pret që të jap sadopak kontribut në në ushtrinë që me sukses po e vazhdon rrugën e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Kujtojmë që tashmë, personalitete nag jeta publike e biznese të ndryshme kanë fillur të deklarohen për kontributin e tyre në këtë fond.
Edhe liderë politikë kanë dhënë përkrahjen e tyre për kryeministrin duke e përshëndetur vendimin e tij për themelimin e Fondit të Sigurisë, në këto kohë kur presioni e kërcënimet janë shtuar pas fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Postimi i plotë:
“Iniciativa për hapjen e Fondit të Sigurisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ani pse e vonuar është hap i qëlluar dhe si i tillë duhet të mbështetet nga i gjithë spektri politik në vend, duke respektuar të gjitha procedurat për themelim sipas legjislacionit në fuqi.
Marrë parasysh të kaluarën tonë të lavdishme, ëndrrën shekullore të brezave të tërë heronjsh për të pasur një ushtri që siguron mbrojtje për vendin dhe shtetin tonë, krijimi i këtij fondi besoj fuqishëm që do të rezultojë me një fushatë të jashtëzakonshme të donacioneve nga qytetarët, në veçanti diaspora jonë e dashur.
Posa të krijohen mundësitë, me dëshirën më të madhe, mezi pres që të kontribuoj sado pak në ushtrinë që me sukses të plotë po vazhdon rrugën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Fatkeqësisht, e kaluara, statusi i shtetit tonë dhe mungesa e vullnetit politik për shumë vite ka bërë që të mos investohet në ushtrinë tonë, në fuqizimin e saj dhe pajisjen me armë që sigurojnë stabilitet, ruajtje të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Andaj, ndërmarrja e një hapi të tillë, investimi në ushtri, është investim për të ardhmen, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit, Evropës dhe botës.
Krahas kësaj situata aktuale e sigurisë globale dhe kapacitetet profesionale që ka ushtria jonë duhet të jenë arsye të mjaftueshme që ushtria jonë t’i bashkohet Aleancës Ushtarake NATO.
Bashkë për Ushtrinë tonë!”, ka shkruar bekim Jashari në facebook/Gazeta Infokus/