Ditën e 5 marsit 1998, Adem Jashari me familjen e tij e shndërruan në ditën kur shqiptarët do të guxonin të jetonin, qoftë edhe duke dhënë jetën, sepse jo çdo i gjallë jeton dhe jo çdo i rënë vdes.
Pushkët e Jasharëve të Prekazit atë ditë u dëgjuan edhe në metropolet më të largëta, e më të zhurmshme të perëndimit, se krisma çlirimtare dëgjohet edhe kur metropolet mbyten nën zhurmën e amullinë e pabarazisë.
Epopeja e Jasharëve dhe UÇK-së, shënuan zgjimin e madh shqiptar, ato ditë të ftohta marsi me zjarrin e ndezur në zemër të Drenicës, ata ngrohën zemrat liridashëse dhe shporrën tutje frikën e një populli që padrejtësisht e mizorisht po shtypej e dergjej nga thundra e robërisë.
Jasharë të Prekazit, Drenicës e tërë shqiptarisë, përulje, nderë e respekt për flijimin tuaj në ngritje të themeleve të lirisë.
E paqi të lehtë mbi varr lëndinën!