Urime Zotni Tatë
Na e beko ditën kur rrije n’acarë
Pagjumësinë n’verën e thatë
Na e fal zhgënimin nëse t’dham
Të qofshim falë Zotni Tatë
Rrudhat ballit nga vuajtje e gjatë
Janë udhërrëfyes n’dritë e natë
Mbetesh yll që na e ndrinë jetën
Qofsh jetëgjatë ti Zotni Tatë
Autor: Islam Morina (tetor 2022)