Engjull i Zotit
Gjoksin, buzën, vetullën ngritur
Flokun supit derdhur lehtë
Buzët e kuqe, ngjyrë qershie
Zani yt dhe në varr më jep jetë
Synë e bukur kur ti e shkelë
Engjulli i Zotit thu’ n’tokë ka ra
Pa fjalë mbetem unë i ziu
Si kjo zanë për fat s’më ra
Me jep synë ta puth pak
Edhe dorën ta ledhatoj
Hiqma mallin mos m’le të ngratë
Për pak çaste të t’dashurojë
Autor: Islam Morina (Gusht 2022)