Gjoksi mal i Hamzës
Me gjoks hekurin skuqur, ai seç e ndali
Veq me hekur skuqur se s’ndalej dot mali
Si rrufe prej Zoti, gjëmoi atë ditë Prekazi
Ra për të jetuar legjenda Hamëz Jashari
Plagë e gjoksit hapur, amanet n’përjetësi
Luftë e barot o vëllezër, ta bëjmë Shqipëri
Lart mbani falamurin, trima në vegjëli
Veç një vdekje tjetër s’ka, ja vdekje ja liri
Zemra s’i ndalet, rrah cepave të Arbërisë
Si jehonë i vjen zani, shkrepave t’Ilirisë
Thirrje e Hamëz Jasharit, vjen Dardanisë
Vdekja është pak, për nderin e shqiptarisë
Si Konstandini ngiritet për besë e flamur
Po s’ndeza barot, mos më thënçin burrë
Gjoksin tim mburojë, për kalanë me gurë
Zemra shkëmb e trimit, jo s’shuhet kurrë
Gjoksi i shkrin hekur, nderit t’shqiptarisë
Jeton sa vet jeta dhe liria e vegjëlisë
Autor: Islam Morina (korrik 2022)