Ëndrra e venitur
I thyer e përbuzur sot unë jam
Eci pa qëllim a adresë arritje
Motiv, arsye as shpresë s’kam
Mbeti ideali thjeshtë një kryengritje
I përbuzur nga jeta plot trishtim
Ideal shkletur gjurmësh baltë plot
Prapa më ndoqi si hija ai mallkim
Që autorin a origjinën s’ia gjeta dot
Zotin kam mbi qiell e qiellin mbi kry
Venitet shpresë, a do të jem njëherë
Ëndrra ime rinore ajo që pashë me sy
Kur nisa rrugëtimin mot e sa herë
Shpirti plaket e vdes sa frymë marrim
Etur shuhem për pak jetë e ngushëllim
As loti e dhimbja s’e shuajn dot mallin
Kur hijenat e çakenjtë hanë vaktin tim
Do shuhem një ditë, harrohem si të tjerë
Merak e pikë do ta kem dhe në atë jetë
Ëndrra e zemra si s’u bën bashkë njëherë
Shpirtin të ma shihnit ju likanë dora vetë
Autor: Islam Morina (korrik 2022