Vetmi e terr i zi
Zemra nuk gjen qetësi e shpirti ha pluhur
Vetmia ha shpirtin e shpirti trazuar rri
Nuk ka prehje nuk gjen qetësi rri strukur
Makthi zemrën trazur ka edhe pse qetësi
Labirinthit të shpirtit shëtitë errësira
Nuri nuk bën dritë si dikur, s’ka bardhësi
Mureve të kalasë ngjitet vrap mënxyra
Shpirti i frikësuar skutave të territ rri
As dritë e hënës nuk i ban dritë shpirtit
Plaga dhemb, kafshoj vetmi e hekur
Varra djeg dhemb si Thembra e Akilit
Plagë e re e shtizës nga harku i vjetër
Ecë shpirti i bardhë e dritë kërkon kalasë
Kërkon kandil drite, shpresë jetës t’i vë
Rrebesh shiu vjen nga tej Marmarasë
Shuan çdo shkëndijë për një ditë te re
Po zemra duron, përtyp vetmi e letër
Asgjë s’dhemb më fort se plaga e vjetër
Vjen dikur agu, dritë i jep territ t’zi katran
Zemra katran mbeti peng i mallkimit tënd
Autor: Islam Morina (qershor 2022)