Flit mos hesht
Ma jep dhimbjen tënde, dritë për lirinë
Zjarrë që ndezë flakë shpirtin e vegjëlisë
Poezi shkruar me gjak, vrull për djalërinë
Kalvar trishtimi shkrepave të Shqipërisë
Ma jep guximin që kishe dikur në istikame
Shaminë e ballit me të cilën pagën lidhje ti
Letrën vulosur me premtimin e asaj nane
Plagë që kullon gjak dhe sot kur jemi n’liri
Ma jepni dhimbjen që dhe mua më përket
Siç dallga i godet brigjet në ditët me stuhi
Heshtja më shumë se plumbi shpirtin vret
Flit se je vula e djeshme e të sotmes liri
Je e vërteta që s’bëzanë para hipokrizisë
Krenari e thyer copash por me bllain lart
Trego si erdhi liria, mes thikash të tiranisë
Flit mos hesht ti nuri me vezullim të artë
Hipokritët, demagogët e intrigantët heshti
Ata që çlirimin panë nga karshi ndali sot
Plangprishësve kafshatën në fyt ua ndal
Ji e vërteta e djeshme tash edhe mot
Barishtja e keqe kurrë s’e mbulon një mal
Autor: Islam Morina (Janar 2022)