Shpirti dhe trupi
Shpirti nga trupi, u largua njëherë
Sa pështirë tha, ku paskam qenë
S’ kthehem aty, n’atë coftinë pa vlerë
Engjullit iu lut aty mos ta kthen
Brenda trupit pa diçka që bënte dritë
Ç’është ajo pyeti engjullin, më trego?
Të lutem kam dëshirë, dua me e ditë
Është zemra i tha, shkëlqen nga mirësitë
Po të mos ishte për zemrën, tha shpirti
Kurr me dekada aty s’do të qëndroja
Nuri i zemrës, më shtyn aty të rri
Ndryshe në bimë apo kafshë do jetoja
Andaj o njeri i mirë, jepi zemrës bardhësi
Se drita e saj shkëlqen dhe në përjetësi
Autori: Islam Morina (korrik 2016)