Shqipe mbi Gradinë
(Kushtuar Dëshmorit të Kombit Ramadan Bytyqi)
Mbi gurin e Gradinës, stuhi
Po gjëmonte vet moti
Kushtrim dha ai djal i ri
Ai gjak i pastër Kastrioti
Bini shokë ju për liri
Me gjokset tona ta mbrojmë dhenë
Mbi Gradinë shkja s’ke me hy
Bini djema për mëmëdhenë
Një kallash të shkjaut t’zi
Do ta marr mbi sup peshqesh
Në Berishë kur kam me u kthy
Triumf lufte ta keni prej nesh
Gjëmon pushka, moti e stina
Si vigan legjendash bie Ramadani
Tmerr e gjamë mbi shkije e shkina
Jo nuk thyhet istikami
Lavdi paq për jetë e mot
Sa herë shkrepë n’Kosovë martina
Sa të ketë jetë e liri-lotë
Të qoftë e lehtë mbi varr lëndina
Autori: Islam Morina (18.04.2019)