Mik i dashur
(Kushtuar shokut të ndjerë Arton Gashi)
Më mori malli veq me të pa
Këngës tonë bashkë me ja thanë
Me folë e qeshë si vet pranvera
Korabin ta shkelim si ngahera
Tash dhe nata nuk ka hanë
E varri yt mik peng më mbanë
Kanga jote shpesh n’vesh më bie
Dhembja e malli rrëbesh vije
Më kujtohet ajo natë
Bubullima dhe me shi
Kush mendonte Arton Gashi
Se s’do t’shihemi ma me sy
Lamtumirë kur të thash
S’kam me u ndalë e kot s’do rri
Mbi varr tëndin ket’ premtim dhash
Do t’jetoj edhe për ty
Sot seç kam një mall të madh
Me marrë prap vlug me furi
Me ta pa nishanin n’ ballë
Me u nisë bashkë në fillim t’ri
Autor: Islam Morina (nëntor, 2017)