
Nëna ime
Më fale jetë nga jeta jote
Dhe dashuri nga zemra e bardhë
Më rrite pa u ankuar për shumë mote
Nëna ime faqebardhë
Jam i vogël për ty përherë
Edhe tash kur prind vet jam
Nuk u ndale asnjëherë
I vogli yt gjithnjë unë jam
Më je ylli që ndriçon
Netëve të gjata dhe pa hënë
Je eliksir që m’reinkarnon
Nëna ime jetofsh gjithmonë
Autor: Islam Morina (08 mars 2015)
P.S. (Kushtuar Nënës time dhe gruas së xhaxhait).