Eksperti i integrimeve evropiane Agron Hoti, ka thënë se Kosova është njëri nga vendet e rajonit që mban primatin për plotësimin në kohë rekorde të kritereve për Marrëveshjen Stabilizim Asociimit, shkruan Gazeta Infokus.
Kosova e cila kishte vetëm 8 vite që nga shpallja e pavarësisë, kishte plotësuar në kohë rekorde të gjitha kriteret për MSA-në brenda vetëm tri vitesh nga kur kishte aplikuar për MSA-në.
Vendi ynë vetëm tre vite pas shpalljes së pavarësisë, në vitin 2013, kishte filluar negociatat për nënshkrimin e MSA-së, ndërkohë që në vitin 2015 kishte finalizuar procesin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje e cila hyri në fuqi në vitin 2016.
Përderisa Kosova për tre vjet filloi zbatimin e MSA-së, Maqedonisë së Veriut i janë dashur 4 vjet për të filluar zbatimin e kësaj marrëveshje, kurse malit të zi 5 vite, Shqipërisë 6 vite, Serbisë 8 vite dhe Bosnje e Hercegovinës 10 vite deri në fillimin e zbatimit të MSA-së.
Kështu ka shkruar në Facebook, njohësi dhe eksperti i integrimeve Evropiane Agron Hoti.
“Një Kosovë që kishte vetëm 8 vite shtetësi kishte plotësuar kriteret rekord për MSA. Më poshtë keni kohëzgjatjen e negociimit, nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të MSA-ve në rajonin tonë:
1. Kosova (3 vite): negociimi 2013, nënshkrimi 2015, hyrja në fuqi në 2016;
2. Maqedonia e Veriut (4 vite): negociimi 2000, nënshkrimi 2001, hyrja në fuqi në 2004;
3. Mali i Zi (5 vite): negociimi 2005, nënshkrimi 2007, hyrja në fuqi në 2010;
4. Shqipëria (6 vite): negociimi 2003, nënshkrimi 2006, hyrja në fuqi në 2009;
5. Serbia (8 vite): negociimi 2005, nënshkrimi 2008, hyrja në fuqi në 2013;
6. Bosnja e Hercegovina (10 vite): negociimi 2005, nënshkrimi 2008, hyrja në fuqi në 2015;”, ka shkruar Hoti./Gazeta Infokus/