Kanë kaluar 22 vjet nga rënia në altarin e lirisë së dëshmorit Hysni Duraku, nga Krusha e Madhe. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada, do të kalojnë shekuj e breza do të ndërrohen, gjaku i derdhur shtigjeve të lirisë nga Hysniu me bashkëluftëtarë, nuk do thahet, por do të mbetet i njomë si atë ditë kur ranë.
Hysniu ishte nga ata djem që jetën e vet e jepnin vetëm që të rrojë mëmëdheu i lirë. Ai kurrë nuk u ndal së kontribuuari për çlirimin e vegjëlisë nga zgjedha e rëndë e robërisë. Bashkë me Micin e Tonin dhe shumë çlirimtarë të Andarinit, do të bëheshin shpresë për vegjëlinë e tmerr për hordhitë çetnike të okupatorit serb.
Dëshmori Hysni Duraku, ra më 3 dhjetor 1998 në bjeshkët e Gorozhupit, kurse sot ai i bënë roje vatanit nga “Kodra e Rrezeve” në Krushë të Madhe, ku prehen edhe rreth treqind civilë të vrarë, të masakruar e të zhdukur të këtij fshati.
I qoftë e lehtë mbi varr lëndina!