Ata jo vetëm i këndonin lirisë e heronjëve tanë, por edhe luftonin për lirinë e vegjëlisë.
Në një video të publikuar tash së fundmi, shihen dëshmorët e kombit, Mujë Krasniqi e Beqir Gashi, tek i këndonin Jakup Ferrit dhe heroizmit të tij.
Kjo video është relaizuar pas betejes në Fushë të Madhe të fshatit Siçevë, në pozicionet e UÇK-së të njohura si pika “Te topat”, ku edhe kish marrë plagën në këmbë Muja, siç edhe vërehet në video.
Pak kohë më vonë, më 14 dhjetor 1998 edhe Mujë Krasniqi e Beqir Gashi, së bashku me 36 luftëtarë të tjerë të lirisë, bien në fushë të nderit, duke sjellë armatim për shokët e tyre në Drenicë. Ata ranë për të mos vdekur kurrë në bjeshkët e Gorozhupit, duke e larë me gjak bjeshkën e zbardhuar nga bora e acari i atij dimri.
Muja e Beqa me këngët dhe luftën e tyre heroike, ia nderuan armët Shqipërisë si pak kush tjetër.
U qoftë e lehtë mbi varr lëndina!