Në mëngjesin e 13 majit 1982, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kërkuan që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata iu përgjigjen me të shtëna të pushkëve, ku luftimet zgjatën për tërë ditën, deri në orët e mbrëmjes.
Dikur natën vonë ata ranë në altarin e lirisë duke e trasuar rrugën që do ta ndiqnin Ademi e Hamza dhe gjithë Ushtria Çlirimtare e Kosovës vite më pas.
Në varrimin e tyre nuk u lejua pjesëmarrja masive e popullatës por aty nuk munguan Adem e Hamëz Jashari, të cilët u betuan mbi varrin e Tahirit se do t’ia merrnin hakun dhe se nuk do të ndaleshin deri në lirinë e mëmëdheut.
U qoftë e lehtë mbi varr lëndina!