Sot janë bërë 22 vjet nga dita kur thepat e Gorozhupit plak, u lanë me gjakun e bijve më të mirë të vatanit, Dëshmorëve të Kombit: Selver Maçkaj, Shpend Berisha, Sali Saramati, Safet Peci, Gani Samarati e Beron Gashi.
Sot është dita e të rënëve në altarin e lirisë, dita e Dëshmorëve të Brigadës 128 Sulmuese, e komanduar nga Kolonel Ruzhdi Saramati.
Luftëtarët e lirisë kudo që luftonin kishin një qëllim, çlirimin e vendit nga çizmja e pushtuesit gjakatar serb, i cili kishte për qëllim kryesor shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës, por djemtë e vajzat e “Brigadës 128 Sulmuese të Operacionit Shigjeta”, si në shumë raste tjera bënë që sllavo-çetnikët serb të thyheshin e të tërhiqeshin zvarrë nga kufiri që ndante padrejtësisht shqiptarët në të dy anët e kufirit.
Me 31 maj 1999 në betejën e Gorozhupit ranë në altarin e lirisë që të rrojnë përherë 6 dëshmorë: Selver Bajram Maçkaj, shef i Ndërlidhjes Ajrore, Shpend Berisha, komandant i Kompanisë, Sali Saramati, komandant i Artilerisë, Safet Zeqir Peci, Komandanti Njësitit diverzanto vëzhgues, Gani Samarati dhe Beron Gashi, ushtarë të pa epur e trima me fletë.
Gjatë gjithë luftimeve të ashpra, nga kjo brigadë ranë për të mos vdekur kurrë 15 Dëshmorë të Kombit, lapidari i të cilëve sot, i bënë roje mëmëdheut, e ia shton hijeshinë Gorozhupit e Pashtrikut.
Sado që historia t’i harroi ata që me gjak vunë themelet e lirisë së vatanit, vegjëlia është ajo që i mbanë në gji, e nuk i lë të harrohen, sepse ata janë vetë liria e saj, ata janë nami e nuri që shndritë mbi shkrepat e thepisura të vatanit arbëror.
Këta janë Dëshmorët e Brigadës 128 Sulmuese që ranë gjatë operacionit Shigjeta në Gorozhup:
1.Bafti Nexhip Haxhiu, zv.komandant i kompanisë të batalionit -I –rë, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.
2. Flurim Rrahman Rushiti, pjestar i Njësitit Special, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.
3. Salih Halim Zenuni, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.
4. Astrit Hekuran Suli, ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup.
5. Alirizan Selman Selmani,ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup.
6. Sali Islam Saramati, komandant i baterisë së artilerisë, u plagos rëndë më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Ndërsa ndërroi jetë më 06. 06. 1999 në Spitalin e Tiranës.
7. Selver Bajram Maçkaj, Zëvëndes shef i ndërlidhjes, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
8. Shpend Sefer Berisha, Kom.kompanisë i batalionit të – I-rë, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
9. Gani Hamdi Saramati, kom.togu, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
10. Beran Muhamet Gashi, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
11. Ejup Tafil Kosumi, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
12. Safet Zeqir Peci, Kom.i Njësitit diverzanto vëzhgues, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
13. Xhelal Behlul Sopi, ra dëshmor më 01. 06. 1999 në Gorozhup.
14. Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj, ra dëshmor më 02. 06. 1999 në Gorozhup.
15. Zejnullah Rrahim Zena, dëshmor i kombit, ra dëshmor më 03. 06. 1999 në Gorozhup.
Lehtë u qoftë mbi varr lëndina!