20 vjet nga rënia në altarin e lirisë së Visar Krasniqit

14:48 / 02 June 2021

Kanë kaluar 20 vjet nga dita kur në altarin e lirisë së mëmëdheut ra Dëshmori i Kombit Visar Krasniqi.

Edhe pse i ri Visar Krasniqi nuk mundi të rrinte anash përderisa në tokat e robëruara të Iliridës po luftohej për lirinë e vegjëlisë së robëruar nga Sllavo-Maqedonasit. Ai iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare më 16 mars 2001.

Që nga ajo ditë Visar Krasniqi nuk u ndal kurr së luftuari në betejat nga më të vështirat në Iliridën shqiptare. Ai shquhej për guximin dhe vendosmërinë që kishte edhe përkundër moshës së tij të re.

Më 2 qershor 2001, Visari ra në fushë të nderit, duke e ujitur me gjak truallin e Arbrit, duke e njomur me gjakun e tij flamurin e shqiptarisë. Por pushka e tij do të jehonte prapë edhe pas rënies së tij, sepse po me atë pushkë do ta luftonte okupatorin Sllavo-Maqedonas, i vëllai i Visarit, Ardiani i cili ishte kthyer nga mërgimi.

Kurse për nënëloken qëndrestare nuk kishte lot, kishte krenari sepse i biri i saj Visari kishte rënë në betejë përballë armikut.

Do të kalojnë deceniet e ndërrohen gjeneratat, por emir e gjaku i Visarit do të ngelen dëshmi në historinë më të re të shqiptarëve, do të ngelen si porosi se asgjë nuk është më e rëndësishme se liria e mëmëdheut.

I qoftë e lehtë mbi varr lëndina!