Afrim Kiqina dëshmori i parë i Njësisë Speciale “Tigrat e Zi”

14:29 / 26 September 2021

Janë bërë 25 vjet nga dita kur në altarin e lirisë ra për të mos u shuar kurrë, Dëshmori i Kombit, Afrimi Kiqina.

Afrimi ishte anëtar i Njësisë Speciale “Tigrat e Zi” të Brigadës 111 “Adem Jashari”, i cili u bë edhe dëshmori i parë i kësaj njësie.

Afrimin e pasuan edhe tre vëllezërit e tij të cilët dhanë jetën e derdhën gjakun për lirinë e mëmëdheut.

E nëna e tyre do të shprehej krenare për veprën dhe sakrificën e katër djemve dëshmorë.

E tillë është historia e shqiptarit, lindi djemtë e rriti për pushkë e për atdhe, rriti e edukoi që edhe jetën ta japin për lirinë dhe të drejtën e popullit të tij.

Nuk ka edhe një popull tjetër që sakrifikon tërë familjen për lirinë dhe rritën e vegjëlisë së vatanit. Andaj duhet çmuar e kultivuar si vlerë e veçantë ndjenja patriotike e opingës së kësaj toke, gatishmëria për t’u flijuar e flijimi pa hezitim, vetëm e vetëm për të këputur vargonjtë e lirisë.

Dëshmorit Afrim Kiqina dhe të gjithë dëshmorëve të vatanit, u qoftë e lehtë mbi varr lëndina!