Amanet Shqipërinë
Ja një qengj aty n’bregore
Tek kullotë barin jetë plotë
Një shqiponjë bën roje prore
Mbi vatan rri jetë e mot
Ja dhe dashi me këmborë
Tek i prinë kopesë së madhe
Zë fill jeta n’gurë shkëmorë
Gëlon nga jeta Malësi e Madhe
Paj jeta s’ka si t’jet më bukur
Si kur Zoti falë njat hijeshi
N’gem të lisit rri krahëshkruari
N’lisa t’rrallë shkrepash n’malësi
Për shqiptarë zoti e fali
Gjithë Shqipërinë me hijeshi
Amanet djal pas djali
Mos e ndyni me pabesi
Amanet që në fillim
Shqipërinë Zoti na e la
Mos e ndyjë ti robi im
Se me gjak e keni la
Fusha dete e bregore
Amanet ju shqipe mali
Amanet sot e prore
I ruani fort djal pas djali
Po ku ka si tokë e arbërit
Brinja, gërgja plot hijeshi
Tashëgim i lënë shqiptarit
Që nga jugu e der’ n’veri
Autor: Islam Morina (Nëntor 2022)