Bimë e re nga cungu i vjetër

13:39 / 26 October 2016

Bimë e re nga cungu i vjetër

Në cungun e vjetër del prap fidan i ri.
Siç përtërihet shpirti ashtu natyra di
Lëshon rrënjë fidani mbi trungun e thatë
E djeshma dhe sotshmja na vijnë si dhuratë

Pa njëra tjetrën jo nuk jetojnë dot
Rënjë lëshojnë së bashku për jetë e për mot
Dhe ashtu jetojnë, e vazhdojnë përjetësinë
Me të njëjtat rrënjë përballojnë stuhinë

Cungu plak e i thatë sërish nxjerrë bimë
Rrinë dhe sodisin, hijeshojnë Malësinë
Vazhdojnë dhe jetojnë në truallin amanet
Dhe kur priten a thahen, reinkarnohen vet

E fortë është dhe toka, që të dyja i mbanë
Jetojnë në harmoni, si motra me vëllanë
Hijerëndë dhe krenare, vendit i shtojnë hijeshinë
Lindin dhe rriten, bashkë shijojnë lirinë

Autor: Islam Morina, 26.10.2016