Bohem i sotit jam

11:17 / 13 August 2021

Bohem i sotit jam

Bohem jam i sotit, që jetoj tash e mot
Vetminë, lapsin, letrën, i kam t’vetmit shokë
Natën vapë plot, sodis n’vetmi bukurinë
Sa qetë nata bie dhe mbulon njerëzinë

Vështrojë njerëzinë, sa bukur i rri heshtja
Kur pushojnë në gjumë, larg nga vetvetja
Heshtja dëgjohet , tek tuk ndonjë makinë
Njerëzit janë ata, që vrasin mirësinë

Sa peshë fjala ka, pak kush mirë e di
Flet hiç pa peshuar fjalën, i ziu njeri
Flet e lëndon, aspak s’i bëhet vonë
Se dikush nga fjalë e tij, vuan e lëngon

Arat, fushat, malet sa të bukura janë
Të vetmuara kur mbesin, askënd se kanë pranë
Njeri ziu i lëndon e bukurinë ua vret
Se vetëm mendon, për egon e vetë

I vë beton barit, lisin plak e pret
Si shpirtin vetmitarit, natyrën e vret
Vetmitari do natyrën, kur nuk ka njeri
Se ashtu nuk lëndohet, shpirti i tij

Bohem jam i sotit, që jetojë tash e mot
Si natyra shpirti, lëngon nga kjo botë
Njerëzia vazhdon, me të njëjtin avaz
Bohemin e natyrën, do t’i fus n’kafaz

Autor: Islam Morina (korrik 2021)