Bota me njerinë

22:39 / 14 August 2021

Bota me njerinë

Dallgët e jetës, e përplasin thepave njerinë
Duke ngarendur, për të jetuar dinjiteshëm
E harron vuajtjen, e harron dhe mërzinë
Jeton nëpërkëmbshëm, e i pavërejtshëm

Jeta kthyer shpinën i ka, s’ka kënd, as liri
Me njerëzillëk e bukë misri, shpirtin e mba
Sedra nuk blihet, shitet, as matet me flori
Shpirti i të vobektit, ha e përtypë vetmi

Kur bota ia ktheu krahët dhe jetim e la
Mirupafshim i tha, do shihemi në kthim
Lamtumira një mirëseardhje prapa e ka
E dinte mjaftë mirë shpirti, që u la n’ harrim

Kur bota u kthye sërish, aty e gjeti ku e la
Ndryshuar kishte e forcuar ishte njeriu
Për botën nuk ka vend tek unë, qetas i tha
Me gisht, pa fjalë i tregoi, aty është veriu

Shko tash botë, e mi gjej vitet e ftohta tha
Jeta e kish forcuar, se fatin vetë kish bërë
Borxh pa kthim në jetë, asnjëherë nuk ka
Mi sill atje, te brigjet e ngrohta me rërë

Ti që më harrove, kur shumë nevojë kisha
Tash nuk më duhesh, jeta më rrjedhë vaj
Braktis dikë tjetër, se unë një shans isha
Falje s’ka nga unë, lamtumirë i dha dhe ai

I injoruar nga ai që dikur injoroi, bota kokulur iku me vrap
Tash realiteti kish ndryshuar, njeriu i rrëzuar qe ringritur prap

Autori: Islam Morina (gusht 2020)