Çlirimtarit tim
More plagë për peshqesh lirie
Buzagaz the, më paska hije
Natë skëterrë e ti plagën ndrije
Dritë i dhe plagës, si pishtar lirie
Babaloki ty kur të pa
Përhajër plaga bir të tha
Dasëm baba për ty do t’kishte
Edhe n’altarë po të kishe ra
Nëna loke tek po vinte
Mori lajmin e rënd për ty
Ti kisha gjallë edhe ata katër
Mjaftë do mbeteshin për liri
I fortë si shkëmb, ti qëndrove
Çlirimtar n’luftë për liri
As një muaj shtrati s’të mbajti
Plaga e rënd, s’ish gjë për ty
Ne që gëzojmë mëmëdhenë
Të shikojmë sot me zili
Lum si ti që nuk ndalesh
Për armikun halë në sy
Ji krenar për gjithë sa bëre
Vegjelia në zemër të ka
Qëndro gjithmonë si atëherë
Kur qëndroje, në luftë me shkja
Autor: Islam Morina (gusht 2019)