Darka e djallit

15:40 / 14 August 2021

Darka e djallit

Djalli ha ç’të gjejë, ha edhe vende plotë
Pa një vend të bukur, kur sillej nëpër botë
Tha e gjeta ushqimin, që do e ha në darkë
U lëshua shkëmbinjve, e thepave plotë mjaltë

E gëlltiti të tërin, dhe piu sa u ngop eliksir
Nuk la as thërrmije, nga ky vend i dëlirë
La vendin të shkretë, përjetë në errësirë
Trashëgim i la, asgjë mos ti vejë mirë

Duke vrarë njëri – tjetrin, u shkuan shekuj
Përparimi e lartësimi, u kish ikur e tretur
Shekuj shkuan nga ajo kohë, askush sa nuk e di
Por populli i atij vendi jetonte në anarki

Shkuan shekuj, e vendi në llum mbeti
Më i fortë dilingjiu, se sa vetë mbreti
Vrit e prit ndër vete, si s’dinin më zi
Një ditë djalli pa, kush ish darka e tij

U lemeritë i gjori, stomaku fort iu përzi
Volli sa mundi djalli, tërë darkën e tij
I sfilitur tha unë djall?, e iku mes llahtarisë
Për darkë kishte ngrënë, trojet e shqiptarisë

Autor: Islam Morina