Dëshmori

05:20 / 07 July 2022

Dëshmori

Terri thyen heshtjen, natës pa hanë
Supeve të gjakosura, rënd vije liria
Shtigjeve me prita i gjatë një karvan
Nga hapat e rënd gjëmonte Shqipëria

Gjoksi mal i trimit, zemrën mezi mbanë
Donte orë më parë kullës rreth t’i vinte
T’i qonte barot plakut që luftonte n’vatan
Armikut gjakatar sa mirë pritë i zinte

Oxhaku do zjarr thoshe e lufta do barot
Shqipja sipër rrinte pararoje e birit t’saj
Amanet ballit lidhur shami tash e mot
Atdheun e ka të parin jetën e vet pastaj

Ani se supet gjakosur hapin e vë t’madh
Kalon male e prita i shyqen me zjarr
Të arrinte në votër një orë e më parë
T’i sillte nga Shqipëria për liri pak farë

Farë kish barotin, e mburojë gjoksin e tij
Lemëri për armikun, e hasmin shekullor
I japin shumë emra por quhet dëshmor

Autor: Islam Morina (korrik 2022)