Dështak posi!

11:34 / 13 August 2021

Dështak posi!

Dështak jam posi!

Se gjoksi im nuk mba një zemër të madhe sa ai i sekretarkës sate lozonjare,
që me takat e saja sa në tapet e sa mbi tavolinë, monotoninë ta vret.

As gjunjët e kurrizi s’më përthyehen si atyre
që të lavdojnë n’darkën e bollshme me mish e verë,
pastaj sa ngopen e zollogën e servilizmit marrin,
të shajnë e nxjerrin vrerë.

Se unë u ngrati për baba kam një bujk,
që i tillë mbeti se nuk kërrusej dot,
e nuk e linte karakteri që për një pushkë me leje a pozitë shteti,
emra hallexhinjësh të qonte te hyqmeti si ca të tjerë.

Andaj edhe unë si fëmijë mësova gurin nga toka ta nxjerrë e latoj
dhe nga ai me djersën time çdo gjë ta fitoj.
E kur mëson gurin për zanatë,
gjunjët dhe kurrizi nuk guxojnë të marrin lak,
andaj kam mbetur drejt, kurr në gjunjë pra,
e kujt si marr temena.

Të mirën me shtatë e shumëfishoj,
të keqen nuk e fus në tefterë se dua qetë të rroj,
nuk merrem me të tjerë.
Por edhe durimi ka kufi se pastaj thonë ish frikacak i papjekur,
ish axhami.

Vërtetë kam zemrën e vogël,
nuk zë shumë njerëz aty,
sidomos intrigantë e matrapazë të ndyrë,
paj zaten xhepi i vogël mba veç xhevahirë,
që meritojnë kohën e ditën e dlirë

Dështak jam posi!

Se nuk jam soji yt, që u ngrit nga rastësia,
e tash rron nga zhvatja e pa besia.
Paj jam i biri i bujkut që jetë edhe mot rroj nga krahët e mija,
se guri i Çukës plakë më mësoj,
që i pa kërrusur tërë jetën ta qoj.

Autor: Islam Morina (Korrik 2021)